Analisti i njohur, Armend Muja tha se masat e propozuara nga Qeveria janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën (Neni 29.4 E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë dhe Nenin 35.2 Liria e Levizjes)
Ai shtoi se Kosova mund të detyrohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme (Neni 131) në një të ardhme të afërt mirepo ende nuk janë pjekur kushtet, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Gjendja e Jashtezakonshme – Masat e propozuara nga Qeveria jane plotesisht ne perputhje me Kushtetuten (Neni 29.4 E Drejta e Lirise dhe Sigurise dhe Nenin 35.2 Liria e Levizjes). Kosova mund të detyrohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme (Neni 131) në një të ardhme të afërt mirepo ende nuk janë pjekur kushtet.
Kemi nevoje per mjek e pare e jo gare politike. Unë parimisht e kundërshtoj gjendjen e jashtëzakonshme në vende gjysëm-autoritare si Kosova.
Kosova nuk ka Ligj për Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe rrezikojmë t’u marrim përgjegjësinë mjekëve e ti japim politikanëve të dobët. Aktualisht janë disa Ministra të shkëlqyeshëm që po merren me këtë punë.
Gjendja e jashtëzakonshme nuk mund të ndryshoj asgjë në këtë moment, përpos që do ti ofronte më shumë pushtet Presidentit dhe do të na kufizontë të drejtat e tona. Nuk e shoh të pazakonshme që Presidentit të interesohet për këtë situatë.
Insistimi i tij për të udhehequr është paradoksal- ne shumica bënim thirrje për përqëndrim të energjisë dhe shpenzimeve në shëndetësi e punë, ndërkohë Presidenti dëshironte të na bindte që dialogu dhe asfallti janë zgjidhje.
Për një dekadë është neglizhuar shëndetësia, duke ju dhënë herë partive të vockla, herë komuniteteve e herë LDK-së.
Kufizimi i Lirisë së Lëvizjes – rregullohen në Kushtetutë me Neni 29.4 E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë dhe Nenin 35.2 Liria e Levizjes.
Në të dy nenet thuhet specifikisht që kufizimi i së Drejtes së Lëvizjes rregullohet me ligj. Kufizmet tona në liri të levizjes janë të rregullura ne disa ligje, por dy janë relevante për situatën – Ligji per Parandalimin e Semundjeve Ngjitese dhe Ligji per Policine. FSK mund të angazhohet edhe pa Gjendje të Jashtëzakonshme – është angazhuar gjatë termetit në Shqipëri dhe në Restelicë.
Ligji per Parandalimin e Semundjeve Ngjitese – Jane dy nene qe rregullojne masat e propozuara – Neni 41.2 dhe Neni 43.2. Për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, mund të ndalojë qarkullimin e personave për të cilët konstatohet ose dyshohet se mund të infektohen
Ligji per Policine – Neni 18 i Ligjit rregullon kufizimin e perkoheshem. Neni autorizon Policine e Kosoves per te ndaluar or kufizuar levizjen e personave kur ata mund ti ekspozohen rrezikut te pandemise.
FSK – mund te mobilizohet ne rast te emergjencave dhe kjo rregullohet me Ligjin e FSK-se. Kjo eshte bere ne rastin e termetit ne Shqiperi, Restelice etj
Ligji per Gjendje te Jashtezakonshme – Vendet e tjera e kane te rregulluar me Ligj menyren e shpalljen, veprimin e institucioneve etj. Kosova nuk e ka te rregulluara. Eshte vetem Ligji per Keshillin e Sigurise se Kosoves ( ne te cilin mungon Ministri i Shendetesise dhe Ministri i Infrastruktures/Mjedisit) qe merr kompetenca ekzekutive ne rast te shpalljes se Gjendjes se Jashtezakonshme. Ky Keshill do te udhehiqet nga Presidenti.
Në Kosovë është politizuar kjo ceshtja e shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme. Une e kundershtoj kete mase per disa arsye – kufizon te drejtat dhe lirite themelore, u ofron shume pushtet ushtrisë dhe policisë – dhe kjo mund te perdoret kunder nesh. Politikanët me prirje autoritare e deshirojne gjithmone Gjendjen e Jashtezakonshme (sikur Vucic). Edhe në Kosove kjo do të abuzohet për të rrënuar demokracinë. Aktualisht, pergjegjesia do ti mirrej dy Ministrave te Shkelqyeshem (Vitia dhe Abdixhiku) dhe do ti bartej atyre qe ne fakt jane pergjegjes për neglizhencën.