Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar nga koronavirus në spitalet e tyre.
Gjashtë pacientë me COVID-19 nga Lombardia do të nisën në Saksoni, si nismë e solidaritetit gjerman ndaj Italisë, shkruan tgcom24.
Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Landit të Saksonisë Michael Kretschmer. Michael Kretschmer theksoi se ai iu përgjigj një kërkese të Italisë për ndihmë.
”Eshtë një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët,” theksoi ai.
Dresden aktualisht ka 865 raste të konfirmuara të koronavirusit. Eshtë hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE.
Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga Coronavirusi shkruan gazeta Faz.