10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Lajm i mirë, shërohet një pacient kosovar nga koronavirusi

Rekomandime

1 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë, duke quar kështu numrin e të infektuar në 71.

- Advertisement -

Por një lajm i mirë sapo është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia tha se kanë marrë rezultatin e parë negativ të njërit nga pacientët me COVID-19 pozitiv, ku shtoi se nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me koronavirus në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ministri Vitia tha se po vazhdon puna 24 orëshe e MSh-së, IKSHPK dhe Klinikës Infektive.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

- Advertisement -

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit