“Lajmërohet” edhe Bekë Berisha: Më kujtohet si sot kur Glauku ka qenë si i ri në AAK, por na e kish pas sjellë SHIK-u

0
142

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka debatur me deputetët e Vetëvendosjes.“Kur dhelprës i digjet bishti, mendon se u djeg e gjithë bota”, tha Berisha, duke iu referuar fjalimeve të deputetëve të VV-së.Ai u tha deputetëve të Vetëvendosjes se AAK, nuk po i shkarkon, ata po i shkarkon “profa”.

“Profa i nderuar po ju shkarkon, e jo ne”, tha Berisha, raporton Gazeta Blic.Ai ka folur edhe për Konjufcën.“Glauk Konjufca ma përmendi emrin, mirëpo nuk dua të merrem shumë me të. Si i ri kishte ardhë në AAK, na e kish pas qu SHIK-u, por ai dukur shkoj në VV dhe u bë i madh”, tha ai.