2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Hashim Thaçi: Duhet të shkojmë drejt një qeveri të unitetit

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.

E për këtë gjë, ai tha se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

- Advertisement -

“Nga e hëna duke e respektuar ligjet dhe Kushtetutën, do të fillojë me konsultimet me partitë politike për mundësinë e formimit të Qeverisë së re. Fokusi do të jetë në çdo rrethanë që mos ta lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe shpërbëhet Kuvendi”, ka thënë ai. “Pra nga e hëna në mëngjes do ti ftoj liderët e partive për të themeluar institucionet dhe mos të ketë vakum institucional. Natyrisht fokusi im është të shkojmë drejtë një qeverie të unitetit dhe drejtë”, ka thënë ai para mediave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit