Vitia: Pesë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

0
99
Arben Vitia

Pesë persona me koronavirus nga ata që po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka njoftuar mnistri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media, derisa shtoi se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile.

“Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si një hapësirë për t’u grumbulluar por të respektojmë pikën që lëvizjet në rrugë të mos bëhen më shumë se 2 persona e gjithmonë duke mbajtur distancën në 2 metra”, ka thënë Vitia.