Edhe 3 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

0
89

Janë konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të shkojë në 94, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (ISHPK) përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 45 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPKS-së.