4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Edhe dy infermiere të Klinikës Infektive infektohen me koronavirus

Rekomandime

Janë testuar pozitiv edhe dy infermiere të Klinikës Infektive në QKUK me koronavirus Covid-19.

Sipas Gazetës Shneta, infermieret janë testuar pozitiv gjatë ditës së djeshme. Lajmin e ka konfirmuar sot edhe infektologu Prof. Salih Ahmeti.

- Advertisement -

“Po mund t’ju konfirmoj se edhe dy infermiere janë testuar pozitiv. Numri i infermiereve ka shkuar në tre. Dy prej tyre janë duke u trajtuar këtu në klinikë, por fatmirësisht janë me simptoma të buta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Ahmeti per Shnetën. Në nivel të Kosovës deri më tani janë infektuar 5 infermierë dhe 2 mjekë.

Kujtojmë se infektologu Ahmeti ditë më parë ka treguar se stafi mjekësor janë të rrezikuar nga koronavirusi, por ai ka thënë se është i bindur se do t’ia dalin ta kalojnë këtë situatë me sukses.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit