1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Deputeti i LDK-së: Qeveria që shkel Kushtetutën duhet të largohet edhe nga detyrat e kufizuara që ka

Rekomandime

Deputeti nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Qeverisë në detyrë për kufizimin e lëvizjes. Sipas tij, një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka thënë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe Presidenti Hashim Thaçi duhet ta kenë të qartë që Kuvendi i Republikës së Kosovës është i vetmi institucion që mund të vendos për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

“E konfirmon edhe Gjykata Kushtetuese: Qeveria Kurti ka cenuar Rendin Juridik dhe Kushtetues në Kosovë. Një qeveri që shkel Kushtetutën duhet të largohet sa më parë, madje edhe nga detyrat e kufizuara!”, ka shkruar Selmanaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit