4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mustafa: Nuk jam i interesuar të merrem me zonjën Osmani, nuk është problem as i imi e as i LDK-së!

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur mbi mocionin e mosbesimit.Ai ka folur edhe mbi votën kundër që ka patur nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani sa i përket mocionit.Mustafa ka theksuar se LDK-ja nuk e ka shfrytëzu zonjën Osmani pasi në këto zgjedhje ata janë më me pak deputetë se në vitin 2014.

- Advertisement -

“Unë nuk pajtohem me ju se ne e kemi shfrytëzu Vjosa Osmanin të shfuqizohet LDK-ja. Ne jemi më pak me deputetë se sa kemi qenë në vitin 2014. Atëherë kemi arrit deri në 32 deputet prandaj nuk kemi pas këtu një fuqizim më të madhin që nga koha e Rugovës. Në asnjë rast nuk dëshiroj që ta minimizoj rolin e zonjës Osmani sepse ka vepruar me përkrahjen e plotë të LDK-së.

Në përqindje dhe në numër të deputetëve nuk jemi më mirë se sa kemi qenë por unë në asnjë rast nuk ja hedhi fajin asaj pasi ka patur përkrahjen e plotë të partisë. Sa i përket partisë çdo kush ka respektin e vet duke përfshirë këtu edhe zonjën Osmani. Si kryetar i LDK-së e kam detyrë themelore të krijoj unitet brenda partisë.

”Mustafa ka deklaruar gjithashtu se nga mocioni i mosbesimit nuk ka patur komunikim me Vjosa Osmanin.“Askush nuk i ka thirrë deputetët që kanë votu kundër me i pyt pse kanë votu ashtu. Për mua me rëndësi është që 24 deputetë kanë votuar pro. Me zonjën Osmani akoma nuk e kamë diskutuar sepse nuk kemi patur rast të komunikojmë.Nuk jam i interesuar të merrem me zonjën Osmani sepse nuk është problem as i imi e as i LDK-së” ka thënë Mustafa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit