2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjoshi: Pse po heshtë qeveria e shkarkuar për lejen e fshehtë që ia dha Serbisë?

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar sot ashpër ndaj heshtjes së kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti për skandalin që PDK denoncoi një ditë më parë për marrëveshjenne fshehtë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për menaxhimin e Serbisë me komunat serbe të Kosovës në fushën e shëndetësisë në përballje me pandeminë coronavirus.“Janë bërë më shumë se 24 orë prej kur në emër të Partisë Demokratike të Kosovës paraqita skandalin se si Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla – i kanë dhënë Serbisë LEJE FSHEHURAZI për të dërguar në territorin e Kosovës gati 100 mjekë e infermierë, dhe personel te logjistikës, për t’u marrë me pandeminë e koronavirusit tek qytetarët serbë të Republikës së Kosovës. Por, edhe pas 24 orësh, asnjë nga të lartëpërmendurit nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme”, ka shkruar Gjoshi në faqen e tij në Facebook.Dekkarata e plotë e Betim Ghoshit:

- Advertisement -

Miq të mi,Janë bërë më shumë se 24 orë prej kur në emër të Partisë Demokratike të Kosovës paraqita skandalin se si Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla – i kanë dhënë Serbisë LEJE FSHEHURAZI për të dërguar në territorin e Kosovës gati 100 mjekë e infermierë, dhe personel te logjistikës, për t’u marrë me pandeminë e koronavirusit tek qytetarët serbë të Republikës së Kosovës.Por, edhe pas 24 orësh, asnjë nga të lartëpërmendurit nuk e kanë thënë asnjë fjalë të vetme.

Të gjithë këta po heshtin përballë këtij skandali që e nxjerrë bashkëpunimin tinëzar të tyre në dëm të shtetësisë së Kosovës me Aleksandër Vuqiqin.Patrioti i Rrejshëm, Albin K. i ka dhënë leje gati 100 mjekëve dhe ekipeve tjera mbështetëse logjistike nga Serbia, të cilat kontrollohen drejtpërdrejt nga Beogradi që të punojnë në Kosovë.

Patrioti i Rrejshëm, Albin K. marrëveshjen me Qeverinë e Serbisë dhe po e mban të fshehur nga qytetarët e Republikës së Kosovës.Patrioti i Rrejshëm, Albin K. në vend se të kërkonte bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë ai me vullnet të tij ka hequr dorë nga ushtrimi i autoritetit shtetëror ndaj një pjese të madhe të territorit dhe popullsisë së Kosovës, duke e lëshuar atë autoritet në dorën e një shteti armiqësor, duke sjellë në Kosovë struktura shtetërore të komanduara drejtpërdrejt nga Beogradi.Duke lejuar futjen në Kosovë të këtyre strukturave shtetërore të Serbisë, Albin K. ka rrezikuar seriozisht jo vetëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, por edhe vet luftën ndaj pandemisë, sepse moskontrollimi i përqendruar i gjithë popullatës dhe territorit nga autoritetet e Kosovës, e bën të pamundur kontrollimin dhe pengimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

- Advertisement -

Miq të mi!Kjo është fytyra e vërtetë e këtij Mashtruesi, i cili gjithë ditën e kishte gojën të mbushur me fjalë kundër Serbisë, por në fakt ai gjithmonë paska menduar dhe paska dashur të kundërtën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit