1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rritja e numrit të të infektuarve në Veri: Komandanti i KFOR-it ka një apel për Bahtirin e Rakicin

Rekomandime

Deri më tani janë konfirmuar 17 persona me koronavirus në Mitrovicën e Veriut. Kështu është bërë e ditur nga Agim Bahtiri dhe Goran Rakic, në një konferencë të përbashkët, ku i pranishëm ishte edhe komandanti i KFOR’it, Michele Risi

Kryetarët dy komunave të Mitrovicës kanë mbajtur një konferencë për media, për të njoftuar qytetarët lidhur me situatën që po mbretëron në këtë komunë.

- Advertisement -

Në këtë konferencë foli komandanti i KFOR’it, Michele Risi i cili porositi qytetarët të kenë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve publike.

Dua të falënderoj të nderuarit kryetarët që janë me neve këtu. Që të dy e dinë se situata me koronavirusin është shumë serioze. Është shumë serioze në Ballkan, është shumë serioze në Evropë. Jam i sigurte se secili qytetarë në Mitrovicë do të ndjekë udhëzimeve të institucioneve publike të Kosovës dhe të dy kryetarëve. Dua të falënderoj mediat dhe të gjithë shtypin sepse kjo na ndihmon”.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, tha se qytetarët duhet të respektojnë rregullat e dhëna nga institucionet kompetente.

- Advertisement -

Kisha pas një lutje për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh cilit nacionalitet. Po përballemi me një virus që nuk njeh kombësi. Unë ju bëj thirrje që të rrini në shtëpi të izoluar. Ju lus që edhe atë kohë që jeni të lirë të lëvizni ruani distancën mës vete. Dhe mbani higjienën në shtëpitë e juaja. Në Mitrovicën e Veriut janë të infektuar dy persona, njëri ka vdekur.

Ndërkaq kreu i Mitrovicë së Veriut Goran Rakic, theksoi se qytetarët e komunave veriore duhet të jenë të kujdesshëm pasi që kjo sëmundje po godet gati çdo moshë. Ai njoftoi se në pjesën veriore të Kosovës janë 17 të infektuar dhe mbi 200 qytetarë të izoluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit