4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Musliu: Albin, nise ushtrinë në Veri, lehtë të shkarkosh e kapësh borde

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar për situatën në veri ku me vendim të Qeverisë së Serbisë dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë.

- Advertisement -

Sipas Musliut, Qeveria e Kosovës de fakto po e pranon ndarjen e Kosovës me heshtjen e saj.

“Për dikënd është e lehtë të thërret për vëllavrasje mes shqiptarëve 21 vjet pas luftës.
E lehtë është edhe te shkarkoj e te kap borde duke u fshehur pas pandemie.
Këta rrahagjokës ku janë sot qe kanë futur kokën si struci në zallë kur me urdhër të Beogradit Veriu i Mitrovicës u fut në karantinë.
Qeveria e Kosovës de fakto po e pranon ndarjen e Kosovës me heshtjen e saj. Hajde Albin nise ushtrinë ne Veri se na pate lodh me poezitë e tua gjoja për “marrëveshjen e fsheht” me KFOR-in”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit