11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ndryshimi i Driton Selmanajt: Dikur kërkonte burg për Enver Hasanin, tani ka respekt

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj po bie ndesh me deklaratat e tij sa ishte si anëtari i shoqërisë civile dhe bënte analiza në televizione dhe tani si deputet.

- Advertisement -

Në një nga emisionet ‘Click’, ku Driton Selmanaj ishte në rolin e analistit, aty ishte i ftuar edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Selmanaj këtë emision i kishte thënë Enver Hasanit se kur do të shkonte në burg për “gjithë ato çfarë kishte bërë”, atë kohë kur Hasani për një kohë ishte ndjekur nga drejtësia pasi i ishin ngritur disa aktakuza, të cilat në fund të njëjtin e shpallën fajtor.

Por, si deputet i LDK’së, Selmanaj i ka ndryshuar krejt qëndrimet për ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Në një debat në RTV Dukagjini, Selmanaj ka thënë se ka pasur gjithmonë respekt për profesorin e juridikut, Enver Hasani.

“Gjithmonë kam pasur respekt për Hasanin…”, ka thënë Selmanaj.

- Advertisement -

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme të Selmanajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit