Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se i sheh dy opsione për Qeverinë e re, raporton Gazeta Blic.Opsioni i dëshirueshëm është formimi i një qeverie gjithpërfshirëse, sepse sipas tij, një qeveri e tillë do të ishte me e aftë për tejkalimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi.E opsioni i dytë, sipas Mustafës do të ishte formimi i Qeverisë me dy partitë opozitare.
“Nëse dështon qeveria gjithëpërfshirëse, atëherë do ta bëjmë një koalicion me AAK-në dhe Nismën e Fatmir Limajt”, ka theksuar Mustafa në T7, raporton Gazeta Blic.Ai i ka përjashtuar PDK-në e Vetëvendosjen për bashkëqeverisje, duke shtuar se me ta do të bashkëpunojnë vetëm për bisedimet me Serbinë.