4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Situatë shqetësuese në Malishevë, nuk dihet nga u infektuan dy personat e fundit të konfirmuar

Rekomandime

Gjendje alarmante po paraqitet në Malishevë teksa po vazhdon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus.

Nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook ka thënë se aktualisht kjo komunë ka 41 raste të konfirmuara me COVID-19.

- Advertisement -

Lajmi i keq, siç ka bërë të ditur Berisha është se ende nuk dihet se nëse dy personat e fundit të konfirmuar sot me koronavirus në Malishevë janë raste kontakti, apo mënyra se si ata janë prekur nga COVID-19

“IKSHP nuk ka dhënë ndonjë version nëse këta janë persona kontakti, mirëpo është duke bërë hulumtimet. Unë mund të konfirmoj se gjendja shëndetësore e të infektuarve më herët është stabile. Katër pacientë nga Malisheva sot janë shëruar definitivisht. Në Malishevë janë shëruar gjashtë qytetarë”, ka thënë Berisha.

Deri tani, në tërë territorin e Kosovës janë konfirmuar 140 raste me koronavirus.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit