Kosvoa ime ka bërë një sondazh me audiencën e vet me pyetjen kënd e doni për kryeministër, Albin Kurtin apo Avdullah Hotin.
Janë pranuar gjithsejtë mbi 13 mijë vota, duke përfshirë edhe 1700 komente.
Rezultati është i frikshëm në disafavor të kandidatit të preferuar të LDK-së, që ka gjasa reale që të bëhet kryeministër pas terrenit që po ia përgatit Hashim Thaci. Rezultati është 86 për qind për Albin Kurtin dhe vetëm 14 për qind për Avdullah Hotin.
Pas këtij rezultati LDK dhe i gjithë spektri politik i vendit duhet të mendojnë mirë në lidhje me proceset politike nëpër të cilin po e dërgojnë vendin. Vullneti i popullit nuk mund të shkelet. Ai sot është më i qartë se asnjëherë më parë.