2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Katër policë në vetëizolim, arrestuan dy persona me COVID-19

Rekomandime

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë 4 zyrtarë policorë janë në vetëiziolim, pasi të njëjtit kishin pasur kontakt me dy persona nga Malisheva të cilët ishin arrestuar pasi kishin thyer masën e vetëizolimit, e të cilët kanë rezultuar pozitiv në virusin COVID-19.

- Advertisement -

Lumni Graishta drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka bërë të ditur se me dy personat e arrestuar që kanë dal pozitiv me koronavirus kanë pasur kontakt 7 zyrtarë policorë, por që me rekomandim të IKSHPK janë vetëizoluar vetëm 4 prej tyre.

Ndërsa, ai tha se 3 zyrtarë nuk ka pasur nevojë që të vetëizolohen ani pse kanë pasur kontakt me të dy të arrestuarit.

“Pas marrjes së informatës për thyerjen e ndalesës për qarkullim nga dy qytetarë të Malishevës, Policia Rajonale i ë shtë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar të dy të dyshuarit dhe janë sjellë në stacionin policor në Gjakovë. Më pas, pas konfirmimit që të dy janë të prekur me virusin korona atëherë ne kemi kërkuar udhëzime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se çka të veprohet me 7 zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kontakt me të dyshuarit, duke filluar nga momenti i arrestimit, transportimit e deri në qendrën e ndalimit në Stacionin Policor në Gjakovë. Për 4 prej tyre Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që të vetëizolohen për shkak se kontakti i tyre ka qenë më i afërt dhe rreziku i bartjes apo i transmetimit të virusit ka qenë më i madh. Ndërsa, 3 të tjerët nuk ka pasur nevojë për vetëizolim”, tha ai.

- Advertisement -

Drejtori Graishta tha se vetëm sot kanë arrestuar 7 persona të cilët kanë thyer masat e izolimit, ndërsa deklaroi se i kanë marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo dalje nga zonat e caktuara si karantina apo zonat e tjera të ndaluara.

Shumica e qytetarëve, pjesa dërrmuese po respektojnë këto vendime edhe për kundër faktit se numri i atyre që nuk po i binden apo po gjejnë forma të ndryshme për të thyer këto vendime apo për të thyer vetëizolimin edhe pse numri është i vogël dëmi i tyre është jashtëzakonisht i madh. Ne kemi marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo dalje nga zonat e caktuara si karantinë apo zona të tjera të ndaluara. Megjithatë qytetarët që në këtë rast do të mund t’i quaja të pandërgjegjshëm kanë gjetur rrugë alternative për të dal jashtë kësaj zone dhe ne jemi koordinuar edhe me rajonet tjera që kufizohen qoftë me Malishevën apo me zonën që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë dhe vetëm sot kemi 7 të arres tuar, të cilët kanë dal nga zona e izolimit”, tha ai.

- Advertisement -

E që nga fillimi i planit operativ për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, ai tha se kanë iniciuar 64 raste.

“Ne kemi iniciuar gjithsej 64 raste që nga 13 marsi kur kemi filluar me planin operativ për parandalimin e përhapjes së virusit korona, kemi 64 raste të iniciuara për mos veprim sipas dispozitave shëndetësore në kohë pandemie”, tha ai.

Deri më tani në Kosovë janë gjithsej 170 raste me COVID-19, ku 4 persona kanë ndërruar jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit