4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shqiptari më i urryer në SHBA: Më nxirrni nga burgu, të gjej ilaqin për koronavirusin

Rekomandime

Martin Shkreli, sipërmarrësi i Biotech, i cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA ka kërkuar të lirohet nga burgu, me qëllim që të shpëtojë njerëzimin nga koronavirusi.

Shkreli ka kërkuar lirinë, fill pasi ka prezantuar një punim shkencor prej 11 faqesh të një kompanie farmaceutike, të cilën e themeloi në maj 2015, që sipas tij do të bëjë të mundur mposhtjen e Covid-19. Sipërmarrësi kërkon të lirohet nga burgu për 3 muaj, për të bërë të mundur sipas tij, gjetjen e kurës ndaj pandemisë Covid-19.

- Advertisement -

Po kërkoj një periudhë të shkurtër vetëm 3-mujore për të ndihmuar në punën kërkimore ndaj COVID-19. Të lësh botën të goditet nga Covid-19, nuk është aspak ngushëlluese as për të burgosurit vetë. Si një sipërmarrës i suksesshëm i Biofarmës, ku kam blerë kompani të shumta, unë jam një nga të paktët sipërmarrës me përvojë në gjitha aspektet e zhvillimit të ilaçeve, nga krijimi i molekulave, vlerësimet preklinike dhe deri te modeli i provës klinike”, shkruan Shkreli në kërkesën e tij drejtuar autoriteteve amerikane.

Ju kujtojmë se Martin Shkreli po vuan dënimin në burgun federal të Pensilvanisë. Ai është dënuar me 7 vite burg pas akuzës për mashtrim, pasi në vitin 2017 rriti çmimin e një ilaçi kundër AIDS-it me 5,000 përqind.

Avokati i Shkrelit tha për mediat amerikane se ai do të kërkojë edhe zyrtarisht që klienti i tij të lirohet për arsyet e specifikuara në letër.

- Advertisement -

Z. Shkreli ka përgatitur një propozim për hulumtimin për gjetjen e një ilaçi ndaj koronavirusi. Nëse ky hulumtim është i saktë, atëherë ai mund të ndihmojë shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë më mirë se si të përballen me koronavirusin që po vret kaq shumë njerëz”, tha Benjamin Brafman.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit