-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gashi kritikon Kurtin: Në shëtitjen nëpër komuna po bëhen grumbull nga 50 zyrtarë

Rekomandime

Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka kritikuar qeverinë në detyrë në krye me Albin Kurtin, për të cilët thonë se po shkojnë nëpër komuna të vendit me më shumë se 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes së koronavirusit.

Gashi ka shkruar në Facebook se qeveria me 18 anëtarë po i mban mbledhjet në distancë, si masë mbrojtëse kundër virusit, derisa po shkojnë në numër të madh në vizita nëpër komuna.

- Advertisement -

“Nëse Qeveria mbanë mbledhjet (me 18 anëtar të Qeverisë) në distancë, si masë mbrojtëse kundrejt Covid-19, bën thirrje në vazhdimësi për respektim të masave të ndermarra nga institucionet relevante për të qëndru në shtëpi, qysh mundet me arsyetu shetitjen nëpër komuna të Kosovës – ku bashkë me delegacion pritës bëhen rreth 50 zyrtar, pikërisht në javët më kritike të përhapjes potenciale të virusit”, ka shkruar ai./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit