Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e pacientës nga Malisheva.Ai ka ngushëlluar familjen e të ndjerës, derisa ka bërë të ditur se tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë, transmeton Indeksonline.Po ashtu Vitia, ka kërkuar që të mos luhet me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv, duke apeluar kështu të qëndrohet në shtëpi.
Ky është postimi i plotë i tij:Shumë të dashur bashkëqytetarë të vendit tonë
Të nderuara gra e vajza, djem e burra të Republikës sonë
Sonte në betejë me virusin corona e humbëm dhe një paciente, grua, nënë, motër, qytetare e jona.Ngushëllime familjes dhe të afërmeve të tyre me pikëllim.
Mjekët e infermierët, laborantët e epidemiologët janë duke bërë gjithçka që ka kapacitet qenia njerëzore për të shpëtuar jetë.
Por edhe tre pacientë të tjerë janë në gjendje kritike e në rrezik të lartë.Çdonjeri prej jush ka shumë detyrime në jetë. Prej atyre që nuk e ndalin dot punën e deri tek ata/ato që furnizojnë dhe i shërbejnë familjes. Ju mirëkuptojmë pa dyshim por ju thërrasim për kujdes të JASHTËZAKONSHËM kur dilni dhe kur ktheheni në shtëpi.
Ju lutem!
ZERO mirëkuptim për këdo që këto ditë të vështira, po del nëpër qytet a fshat pa arsye madhore, për ata që po i vijojnë vizitat si mysafirë tek te afërmit, apo ata të cilët praktikisht po e lenë në bast jetën e tyre dhe të familjes së tyre.
Le të mos luajmë me rrezikun e cenimit të shëndetit personal e kolektiv. Mbrojtja e jetës është detyrë mbi detyrat. Nuk na falet që me shkujdesje ta cenojmë.QËNDRONI NË SHTËPI
QËNDRONI NË SHTËPI
QËNDRONI NË SHTËPIRUANI DISTANCAT
MBANI HIGJENËN
MENDOHUNI SHUMË PARA SE TË MERRNI VENDIMIN PËR TË DALË NGA SHTËPIA DHE MOS THIRRNI MYSAFIRË NË SHTËPI.