10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjykata vendos për policin e dyshuar që sulmoi 21 vjeçarin

Rekomandime

Prokuroria e Prishtinës ka marrë vendim që ta dërgojë në paraburgim për 30 ditë policin me inicialet R. A për shkak të dyshimit se i njëjti ka rrahur një 21 vjeçar, ku ky i fundit është dashur më pas të futet në operacion pasi që i njëjti rrezikohej të paralizohej.

- Advertisement -

KALLXO.com raportoi se për policin ishte kërkuar paraburgim nga ana e prokurorisë.KALLXO.com dje ka raportuar se një polic është arrestuar për shkak se i njëjti kishte rrahur një 21 vjeçar më 5 prill ndërsa një ditë më vonë 21 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK ku më pas edhe është operuar për shkak të rrezikut se mund të paralizohej.21 vjeçari tri netë më parë është shpëtuar nga doktorët e Klinikës së Neurologjisë për shkak se i njëjti rrezikonte të humbiste aftësinë e të folurit dhe lëvizshmërinë e dorës dhe këmbës së djathtë.KALLXO.com kishte mësuar se pasojat e paralizimit erdhën pas një rrahje që kishte pësuar 21 vjeçari ditë më parë nga një zyrtar policor i cili po bënte roje në Lagjen Velania më saktësisht te varri i ish- Presidentit Ibrahim Rugova.Për rastin për KALLXO.com kanë folur edhe IPK-ja të cilët kanë thënë se janë duke e trajtuar rastin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit