2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nitaj: Dialogun duhet ta drejtojë një qeveri e votuar, jo një e shkarkuar!

Rekomandime

Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj tha se Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe nuk ka mandate të jetë nismëtar i krijimit të ekipeve për dialog.Më tutje, ai tha se kjo i takon një qeverie të re, e cila duhet të jetë e votuar në Kuvend dhe ta ketë mandatin e plotë.Postimi i plotë:

- Advertisement -

Qendrimi i AAK-se per dialogun ka qene i qarte tash e sa kohe. Dialogu nuk eshte nje proces qe i takon nje partie politike, por ne te duhet te jene te perfshire te gjithe. Deri ketu jemi ne rregull.

Por Albin Kurti eshte kryeminister i shkarkuar dhe nuk besojme se ai ka mandat te jete nismetar i krijimit te ekipeve per dialog. Kjo i takon nje qeverie te re, e cila duhet te jete e votuar ne Kuvend dhe ta kete mandatin e plote.

Ne nuk mund te paragjykojme sot per qeverine e re, por pavaresisht se kush do te jete ne krye te saj, ne do t’i japim mbeshtetjen tone dhe do ta ofrojme kontributin tone, qofte edhe si pjesemarrje ne krijimin si e nje konsenzusi nacional per dialogun.

- Advertisement -

Ne Kosove ka ndodhur shkarkimi i Qeverise dhe nuk mund te sillemi sikur s’ka ndodhur asgje.

Dialogun duhet ta drejtoje nje qeveri e votuar e jo nje qeveri e shkarkuar!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit