2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Coronavirusi, Kina i shpall qentë kafshë shtëpiake që nuk duhet të hahen, e jo bagëti

Rekomandime

Kina për herë të parë ka deklaruar se qentë duhet të trajtohen si kafshë shtëpiake, jo bagëti, dhe inicuesit e fushatës shpresojnë se mund të sinjalizojnë fundin e tregtisë brutale të mishit dhe qenve në mbarë vendin.

- Advertisement -

Kjo vjen pasi autoritetet kineze kanë vendosur një ndalim të menjëhershëm të ngrënies dhe tregtimit të kafshëve të egra në përgjigje të koronavirusit, i cili konsiderohet se shpërtheu për herë të parë në një treg kafshësh në Wuhan, përcjell Reporteri shkrimet e mediave të huaja.

“Për sa u përket qenve, përgjatë progresit të civilizimit njerëzor dhe brengës publike dhe dashurisë për mbrojtjen e kafshëve, qentë janë ‘specializuar’ për t’u bërë kafshë shoqëruese, dhe ndërkombëtarisht nuk konsiderohen bagëti, e as në Kinë nuk do të konsiderohen të tillë”, thotë deklarata e Ministrisë së Bujqësisë të Kinës.

Qentë në përgjithësi nuk vlerësohen si bagëti në të gjithë botën, dhe Kina gjithashtu nuk duhet t’i menaxhojë ato si bagëti, shton tutje deklarata.

- Advertisement -

Njoftimi u publikua të Mërkurën, krahas një projekt-dokumenti të Katalogut Kombëtar të Burimeve Gjenetike të Blegtorisë dhe Shpendëve – një listë në bazë të së cilës bagëtitë mund të tregtohen ligjërisht për mish, lesh dhe qëllime mjekësore.

Ndërsa lista zyrtare nuk ka përfshirë kurrë qen ose mace, është hera e parë që autoritetet kineze kanë shpjeguar mosveprimin e tyre. Dokumenti është i hapur për konsultim publik deri më 8 maj.

- Advertisement -

Rreth 10 milion qen në vit vriten për tregtinë e mishit të qenve në Kinë, i cili mendohet të konsumohet nga më pak se 20 përqind e popullsisë, sipas Humane Society International (HSI).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit