3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pasi u ngrit aktakuzë ndaj saj, vjen reagimi nga Mimoza Kusari

Rekomandime

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kohën sa ishte pjesë e qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi.Në një shkrim të gjatë në Facebook, Kusari thotë se nuk ka qenë e papritur për të ngritja e kësaj aktakuze, derisa shpreson se në fund do të triumfojë drejtësia.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë nga Mimoza Kusari-Lila

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,Sot më informuan se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj meje, tre ish-Ministrave tjerë nga Qeveria Thaçi 2 dhe 15 personave tjerë, me akuzën “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Çështja në fjalë lidhet me privatizimin e rrjetit të distribucionit të KEK-ut, respektivisht shitjes me rrjetin e distribuimit edhe të katër hidrocentraleve, në vitin 2013.Për këtë temë në përgjithësi dhe për këtë hetim në veçanti, për herë të parë jam informuar në vitin 2015, kur unë vetëm kisha lënë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe isha zgjedhur Kryetare e komunës së Gjakovës.

Në ndërkohë, në vitin 2016 kam qenë e ftuar një herë nga policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitares dhe për herë të parë për këtë temë u ftova nga prokuroria e Kosovës, në nëntor të vitit 2019, kur Prokurori i rastit gjatë intervistës deklaroi se “tashmë çdo gjë është gati dhe më shumë arsyetime mund të jepni në Gjykatë”.Nga ajo intervistë, fitova bindjen se kjo aktakuzë do të ngritej domosdo, andaj sot asgjë e papritur nuk ka ndodhur për mua.

- Advertisement -

Trajtimi i shitjes së katër hidrocentraleve si pjesë e distribucionit të KEK-ut duhet të shpaloset para opinionit publik. Gjithashtu, çdo detaj i privatizimit të KEK-ut duhet të zbardhet, prej vendimit të parë për privatizimin e KEK-ut nga Qeveria Thaçi 1 në vitin 2008 dhe vendimit të dytë nga Qeveria Thaçi 2 në vitin 2011. Në veçanti duhet të zbardhet nëse ka pasur diskutime apo informata tjera të cilat supozohet se janë trajtuar në të njejtën mënyrë, sikur çështja me të cilën po ngarkohemi ne e të cilën fare nuk e kemi diskutuar në proces zyrtar.E vërteta duhet të zbardhet pasi në kohën kur ne kemi trajtuar privatizimin e distribucionit të KEK-ut, asnjë herë në agjendë të mbledhjes nuk na është prezantuar përfshirja e hidrocentraleve në takimet zyrtare të Komitetit ndërministror nga njësia e implementimit të projektit dhe as nga Ministria bartëse e privatizimit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik.Kjo situatë duhet të përmbyllet me epilog në të cilin duhet të triumfojë drejtësia.Në kapacitetin personal, kjo është betejë e imja për të mbrojtur punën, angazhimin dhe besimin që e kam dhe e kam pasur gjithmonë në ndërtimin e Republikës së Kosovës. Në Republikën shtet të zhvilluar dhe të barabartë për të gjithë, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk mund të bëhet ligji.

Edhe pse kemi rrugë të gjatë për të bërë si shoqëri, unë besoj në shtet të së drejtës dhe jam e bindur se drejtësia do të triumfojë.Për të gjithë ata që më besojnë mua, punës dhe angazhimit tim, për të gjithë ata që ishin krah meje, bashkë me mua dhe në mbështetje timen, kjo është vetëm edhe një sfidë në rrugën tonë përpara, por asesi nuk është destinimi final i përpjekjes dhe angazhimit tonë për këto 11 vite sa jam aktive në politikën e Kosovës.Unë sot ndihem e liruar se më askush nuk do të ma mbajë mbi kokë hetimin, ashtu siç për vite me radhë u trajtua ky rast varësisht nga rrjedhat politike në vend. Tani faktet dhe të vërtetat do t’i themi në Gjykatë, aty ku edhe duhet të triumfojë vetëm drejtësia.Për mediat të cilat sot gjatë ditës më kontaktuan në vazhdimësi për këtë temë, ky tekst është edhe prononcimi im zyrtar, ndërsa shtjellimi i mëtutjeshëm i rastit do të trajtohet në Gjykatë.Shëndet e gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja dhe mos harroni, pa marrë parasysh temat politike, më e rëndësishmja sot është të respektojmë thirrjet e zyrtarëve shëndetësorë për masat e parandalimit të shpërndarjes së virusit #Covid19 Andaj, #RriNëShtëpi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit