Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një 43 vjeçar pas një urdhërkontrolli të realizuar në shtëpinë e tij.43 vjeçari C.H nga Mitrovica dyshohej për posedim të armës pasi në rrjetet sociale i ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tij një fëmijë shtinte me armë zjarri, njofton Klan Kosova.
Arrestimin e tij për Klan Kosovën e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
”Gjatë kontrollit Policia te i dyshuari ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë, e llojit pistoletë , e cila dyshohet të jetë përdorur në video sekuencat e postuara”, ka deklaruar ZahitiI dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për vepër penale ”Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.Klan Kosova gjatë ditës ka siguruar pamjet e momentit dhe raporti mes dy protagonistëve dyshohet se është babë e bijë, pasi 43 vjeçari dëgjohet duke thënë “futja babë”, dhe pastaj e mitura e shkrepë armën gjashtë herë.