2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjashtë të shëruar dhe 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se 33 persona kanë dalur pozitiv me koronavirus.

- Advertisement -

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar 6 persona.

Njoftimi i plotë:

GJASHTË TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E TRE RASTE POZITIVE ME COVID-19!Sot më 11 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 130 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.Me SARS CoV-2 pozitiv sot në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste.

- Advertisement -

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan.Sot më 11 prill 2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e tetë (58).

Nga data 08 shkurt deri më 11 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e tetëdhjetë e tre (283) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve.Nga data 01.02.2020 deri me 11.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 28.650 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.957, Vërmicë 8.457, Jarinje 2.510, Dheu i Bardhë 1.339, Hani i Elezit 5.606, Kullë 1.733, Qafë Morinë 47, Bërnjak 728, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 1prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.727.603 raste të COVID-19 dhe 105.728 raste të vdekjes.QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!Ju faleminderit për mirëkuptim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit