Kosovarët nuk po respektojnë urdhëresat për pandeminë, ndalohen 117 persona

0
95

Policia e Kosovës ka ndaluar 117 persona në 24 orët e fundit, pasi nuk kanë respektuar urdhëresat për kufizim të qarkullimit për shkak të koronavirusit.

58 persona të dyshuar janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, ndërsa në këtë rajon ishin 26 raste të shkeljes së urdhëresave.

Nga 18 raste në rajonin e Prizrenit janë ndaluar 32 persona.

Në total, janë regjistruar 61 raste të shkeljeve në nivel vendi.