4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gëzim Kelmendi thotë se Kurti qëllimshëm po i mban konferencat në kohë të ezanit

Rekomandime

Sonte, ishte hera e dytë që kryeministri në detyrë Albin Kurti u detyrua të ndërpriste konferencat për shtyp për disa minuta për shkak të thirrjes së ezanit. Por, mbajtja e këtyre takimeve me media në kohën e thirrjes së ezanit, sipas ish-deputetit Gëzim Kelmendi, po bëhet qëllimshëm nga ana e Kurtit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i partisë Fjala thotë se i pari i VV’së po luan me ndjenjat e myslimanëve në Kosovë.

- Advertisement -

“Pushteti i Albin Kurtit në njërën anë i arreston muslimanët që shkojnë në xhami me thirrë ezanin, në anën tjetër brenda javës 2 herë mbanë fjalim para gazetarëve në ambient të hapur në kohë të ezanit dhe pastaj e ndalë fjalimin kur thërret ezani. Kjo vepër është hipokrizi e kulluar”, mendon Kelmendi.

Shkrimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Kryeministri Kurti ka filluar lojën e tij të famshme, manipulim me ndjenjat e muslimanëve!

- Advertisement -

Pushteti i Albin Kurtit në njërën anë i arreston muslimanët që shkojnë në xhami me thirrë ezanin, në anën tjetër brenda javës 2 herë mbanë fjalim para gazetarëve në ambient të hapur në kohë të ezanit dhe pastaj e ndalë fjalimin kur thërret ezani.

Kjo vepër është hipokrizi e kulluar.

- Advertisement -

Mos të harrojmë se me 2014 VV-ja në krye me Albin Kurtin votuan të gjithë njëzëri ligjin që e kufizon Ezanin dhe që ky ligj Ezanin e cilësonte zhurmë akustike.

Të gjithë e dijmë që fushata parazgjedhore ka filluar, por me luajt me ndjenjat e muslimanëve është vepër shumë e ulët.

I nderuar kryeministër Albin Kurti, muslimanët ta dhanë pushtetin.

Muslimanët nuk meritojnë arrestime pse dalin me thirr ezanin në xhami.

Muslimanët nuk meritojnë me “xhiru skena” në kohë të ezanit”.

Muslimanët nuk merritojnë me luajt me ndjenjat e tyre.

Gëzim Kelmendi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit