9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Filloi me pak raste, si po shpërthen koronavirusi në Kosovë, shifrat po rriten frikshëm

Rekomandime

Në Kosovë tanimë zyrtarisht numri i të infektuarve me Covid 19 ka arritur në 362 raste. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 79 raste të reja me koroanvirus. Sipas institutit të gjitha rastet janë persona kontakti të rasteve të mëhershme të konfirmuar pozitiv. Tutje IKSHPK thekson se janë 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

Por, numri i personave që do të preken nga ky virus, do të rritet gjatë ditëve në vijim. Kështu po paralajmërojnë ekspertët shëndetësor. Mirkrobiologu, Lul Raka, po paralajmëron se situata mund të ndryshojë ditëve në vijim.

- Advertisement -

Mirëpo ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

““Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor NUK DO T’JU LËMË KURRË VETËM! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim”, ka shkruar ai.

…………………

- Advertisement -

Prej sot, në secilën komunë hyjnë në fuqi masat e ndalim-qarkullimit

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia thotë se aktualisht Kosova ka një situatë të kontrolluar sa i përket Covid-19. Por sipas tij, një pakujdesi e vogël mund të kushtojë me humbje të mëdha të jetëve.

- Advertisement -

Në këtë mënyrë, ai tha se në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë marrë vendim për vazhdimin e kufizimit të lëvizjes në vend.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të të infektuarve dhe IKSHPK-ja ka sjellë rekomandimet me kërkesën për masa më rigoroze”, tha Vitia.

“Prej mbrëmë në mesnatë për secilën komunë hyjnë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes”, tha ai.

Sipas ministrit në detyrë, në ditët në vijim do të jepen detaje lidhur me kufizimin e lëvizjes.

“Nga sonte në secilën komunë hyjnë në fuqi masat për ndalim-qarkullim, ato që kanë qenë deri sot. Ju njoftoj se këto masa që do t’i vazhdojmë do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës. Masat tjera do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite”, shtoi ai.

Ai tha se Kosova po hyn në javët kur pritet që Covid-19 të shënojë pikun.

……………..

Rasti i parë me coronavirus në Kosovë u shënua me datën 13 mars, kurse brenda një muaji ky numër ka arritur në 283, pavarësisht faktit se Qeveria e Kosovës nga 23 marsi ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Ndërkohë, me rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë disa zona me persona të prekur nga coronavirusi janë futur në karantinë, si masë preventive ndaj pandemisë, shkruan Telegrafi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vazhdimësi janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Sipas IKSHPK-së, deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve.

Pavarësisht masave të ndërmarra dhe rekomandimeve të bëra nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe institucione të tjera shëndetësore, numri i të infektuarve me COVID-19 ka vazhduar të rritet.

Ndërkohë, ekspertë të shëndetësisë, infektologë, epidemiologë e mikrobiologë kanë ngritur alarmin te qytetarët që t’iu përmbahen këshillave dhe të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancën sociale, për të shmangur këtë pandemi.

“Masat restriktive (izolimi i rasteve, mbyllja e shkollave, ndalimi i tubimeve dhe ngjarjeve të ndryshme, distancimi i gjerë social përfshirë izolimin lokal dhe nacional) janë komponentë e rëndësishme në mbrojtjen e popullatës nga COVID-19. Imperial College of London, duke përdorur modelet matematikore, vlerëson se deri më 31 Mars, me masat e zbatuara restriktive në 11 shtete evropiane janë shmangur rreth 59.000 vdekje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit