Prishtina, tashmë gjendet në ditën e dytë të karantinës. Sot në të gjitha post blloqet e kryeqytetit gjenden njësitet e veçanta të Policisë së Kosovës duke e monitoruar situatën.
Por ka shumë qytetarë që tashmë ia kanë mësyrë Prishtinës për të punuar e që s’po mund të hyjnë në kryeqytet.
Për të hyrë në Prishtinë duhet një leje e veçantë e cila merret në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kështu të paktën po thotë drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.
“Lejet duhet të jenë të veçanta, të merren në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ATK. Nëse nuk i kanë lejet e veçanta, nuk mund t hyjnë në kryeqytet. Ministria e punëve të Brendshme i kanë publikuar emailat ku mund të drejtohen qytetarët”, tha Tahiri.
E Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk publikuar format e reja të lëvizjes me të cilat qytetarët do të mund që të futen në Prishtinë, aty ku edhe punojnë.