1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ambasadori gjerman reagon pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Rekomandime

Ambasadori gjerman: Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë nuk është gjë e mirë

Ka shkuar në 387 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, teksa mbrëmë u konfirmuan edhe 10 raste të reja.

- Advertisement -

Kjo po cilësohet si diçka jo e mirë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se edhe BE-ja është duke kaluar një kohë të vështirë

Por sidoqoftë, Heldt ka thënë se distanca sociale, po tregohet si një formë efektive për parandalimin e COVID-19.

“Shtetet e BE-së po kalojnë në një periudhë të vështirë me mbyllje të mëdha, ashtu si në të gjitha shtetet e botës. Por, po shihet se distanca sociale është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të rasteve në Kosovë nuk është gjë e mirë. Secili mund të tregojë përgjegjësi duke i marrë masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt në Twitter.

- Advertisement -

Kosova deri tani numëron gjithashtu edhe tetë viktima dhe gjithësej 63 të shëruar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit