4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lajm i keq për testet e antitrupave të koronavirusit, flasin shkencëtarët

Rekomandime

Testet e antitrupave kontrollojnë për të parë nëse një person ka qenë i infektuar më parë me Covid-19, një tregues se ai e ka pasur virusin dhe tani mund të jetë imun ndaj tij

- Advertisement -

Në një telefonatë javën e kaluar, disa nga shkencëtarët kryesorë të vendit informuan zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me testimin e antitrupave.

Ne kemi bërë përparim të madh me testimin e antitrupave, përparim fantastik,”- tha Trump në një konferencë për media më 5 prill.

Pesë ditë më vonë, zëvendëspresidenti Mike Pence tha në një konferencë për media se “shumë shpejt ne do të kemi një test të antitrupave që amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin për të përcaktuar nëse kanë pasur koronavirus.”

- Advertisement -

Por në një thirrje telefonike më 6 prill, anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Akademisë Kombëtare të Shkencave për sëmundje infektive në zhvillim dhe Kërcënime Shëndetësore të Shekullit 21, u thanë anëtarëve të Zyrës së Politikës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë se ka probleme me disponueshmërinë dhe besueshmërinë e testeve të antitrupave në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.

Ekzistojnë disa probleme me testet e antitrupave.

- Advertisement -

Së pari, kompanitë mund të shesin teste antitrupash pa paraqitur të dhëna vlefshmërie që tregojnë se ata në të vërtetë funksionojnë.

Ka pasur shqetësime se disa nga testet mund të ngatërrojnë koronavirusin që shkakton pandeminë aktuale me një nga disa koronaviruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Testet mund t’u tregojnë njerëzve se kishin antitrupa ndaj koronavirusit pandemik kur nuk kishin dhe njerëzit mund të mendojnë se janë imunë kur nuk janë.

Rezultatet nga testet e antitrupave “duhet të shihen si të dyshimta derisa të kryhen kontrolle rigoroze dhe të përshkruhen karakteristikat e performancës, pasi metodat e zbulimit të antitrupave mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe shumica deri më tani nuk kanë përshkruar kontrolle të standardizuara mirë”, thuhej në letrën e shkencëtarëve të NAS, drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Së dyti, ekzistojnë teste të mira në mes të atyre të këqijave, por ato nuk janë ende gjerësisht dhe lehtësisht të disponueshme në të gjithë vendin.

Së treti, nuk është plotësisht e qartë nëse të pasurit antitrupa ndaj Covid-19 do të thotë që me të vërtetë keni imunitet dhe nuk do ta keni më sëmundjen.

Dr. Harvey Fineberg, kryetar i komitetit të NAS, i cili ishte gjithashtu në telefonatë me Shtëpinë e Bardhë, shtoi se testet e antitrupave janë të rëndësishme në shkallë kombëtare, për të vlerësuar se cila pjesë e popullsisë mund të jetë imune, por edhe në një nivel personal.

“Të gjithë duan të dijnë: Jam imun? A mund ta vizitoj gjyshen tani që nuk jam kërcënim për të dhe ajo nuk është kërcënim për mua?”- tha ai.

“Si t’i dallojmë njerëzit që tani mund të dalin me siguri? Kjo është një pyetje e rëndësishme personale dhe sociale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit