8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti me mesazh 7 minutësh nga ballkoni i banesës: Nuk ka vend për trimëri ose neglizhencë, nuk e njohim këtë virus

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videoje nga ballkoni i banesës së tij u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve dhe të respektojnë masat e Qeverisë.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se me masat e vendosura po ndihmojnë ekonominë dhe po ruajnë shëndetin.

Sipas tij Kosova është më e mira në rajon sa i përket luftës kundër pandemisë, por për të mbetur akoma e tillë duhet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve, shkruan Reporteri.

“Në Kosovë njëmend janë më pak se 500 raste dhe dikush mendon se masat janë të tepruara, por mos harroni; ne kemi shëndetësi e ekonomi të dobët e nuk rrezikojmë dot. E di që nuk është lehtë por le të bëhemi të durueshëm edhe pak e të qëndrojmë kështu. Ne vërtetë jemi më të mirët jo vetëm në rajon dhe jo vetëm kundër koronavirusit. Le të mbesim më të mirët”, është shprehur ndër të tjera Kurti.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk duhet t’i mbyllim sytë ndaj asaj që po ndodh në Itali e kudo në botë, andaj duhet të angazhohemi bashkë me botën drejt një zgjidhje të përbashkët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit