5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fox News: Besohet se shpërthimi i COVID-19 filloi në laboratorin në Wuhan, si pjesë e përpjekjeve të Kinës për të garuar me SHBA-të

Rekomandime

“Ka rritje të vazhdueshme të besimit se shpërthimi i COVID-19 ka të ngjarë të ketë origjinën në një laborator në Wuhan, megjithëse jo si një armë biologjike, por si pjesë e përpjekjes së Kinës për të demonstruar se përpjekjet e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se aftësitë e Shteteve të Bashkuara”, kanë thënë burime të shumta që janë informuar mbi detajet e veprimeve të hershme nga qeveria e Kinës për Fox News.

Burimet besojnë se transmetimi fillestar i virusit – një lloj natyral që po studiohej atje dhe që “pacienti zero” punonte në laborator, ai doli dhe ia kaloi popullatës në Wuhan, shkruan Fox News.

- Advertisement -

Fox News ka kërkuar të shihen provat direkt dhe tashmë hetimi po vazhdon.

I pyetur nga Fox News, Donald Trump përmendi në konferencën për shtyp të mërkurën se, “Gjithnjë e më shumë po dëgjojmë historinë … ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë të kësaj situate të tmerrshme që po flitet”.

Tregu në Wuhan fillimisht u identifikua si një pikë e mundshme e origjinës, por që kurrë nuk shiten lakuriqë, dhe Fox News ka thënë se fajësimi i tregut ishte një përpjekje e Kinës për të hequr fajin nga laboratori.

- Advertisement -

Zyrtarët e ambasadës amerikane paralajmëruan në janar të vitit 2018 për një lidhje me sigurinë e pamjaftueshme në laboratorin e Institutit të Virologjisë në Wuhan dhe e përcollën informacionin në lidhje me shkencëtarët që kryejnë kërkime të rrezikshme për coronavirusin nga lakuriqët, raportoi të martën Washington Post.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit