2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zyra e Merkel u përgjigjet mjekëve shqiptarë: Jemi me Kosovën në luftën kundër pandemisë

Rekomandime

Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel, u është përgjigjur 15 shoqatave nga diaspora që i shkruajtën ditë më parë për gjendjen politike mes pandemisë në Kosovë dhe i kërkuan mbështetje.

- Advertisement -

Zyra e kancelares në letrën që ua ka kthyer shoqatave nga diaspora, siguron se Gjermania dhe kancelarja Merkel vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në përballjen me krizën me pandeminë.

Mirëpo aty theksohet se Kosova duhet të bëjë sa më shpejt hapa drejt rifillimit të dialogut me Serbinë, e që heqja e taksës potencohet të jetë një prej tyre.

“Për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës është thelbësore vazhdimi i suksesshëm i Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne e përshëndesim faktin që Kosova ka hequr tarifat 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Tani është e rëndësishme që Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i BE, Mirosllav Lajçak së shpejti të mund të nis një dialog mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me pengesat tregtare jotarifore. Gjermania i mbështet fuqishëm përpjekjet e tij”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Te dashur bashkeatdhetare,
Kjo eshte pergjigja nga Zyra e Kancelares Merkel ndaj Apelit per Ndihme së 14 organizatave shqiptare në Gjermani se bashku me Ne- Federata Europiane e Mjekeve, si perfaqesuesit ligjor te Mjekeve ne Europe.
Falenderojme nismetaret Muhamet Idrizi
Denis Bytyqi Genc Kelmendi dhe shoqatat e regjistruara ne Gjermani per kontributin ne kete Initiative te guximshme dhe vizionare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit