Te infektuar: 561 Sheruar: 102 Vdekur: 12
Prej 51 rasteve të reja, 25 janë nga komunat në veri të Kosovës
LajmeGazeta Express19/04/2020 22:31
IKSHPK ka konfirmuar 51 raste të reja të dielën në Kosovë. Numri total i tëp prekruve tani ka shkuar në 561.
Nga 51 rastet e reja sot, 25 janë nga komunat në veri të vendit, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani.
Nga këto vendbanime janë të gjithë të prekurit sipas IKSHPK’së.
‘’Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.’’