Mbrëmë janë konfirmuar edhe 51 raste të reja të infektuar me COVID-19. Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë virusale korona, teksa numri i të infektuarve ka arritur në 561 gjithsej.
Por për dallim nga ditët e para kur komuna e Malishevës pati më shumë raste, tani për tani komuna me më së shumti të infektuar nga koronavirusi është ajo e Ferizajt.
Ferizaj deri mbrëmë pati 81 raste, por me konfirmimin e nëntë rasteve të reja në qytetin e Ferizaj numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 90, transmeton Indeksonline.
Ky qytet po vazhdon të mbahet në karantinë, njësoj si Prishtina e disa komuna tjera të Kosovës.
Sa i përket numrit, më pas komunat renditen kësisoj: Malisheva, Prishtina, Vitia, Prizreni, Gjilani, veriu i Mitrovicës, Kamenica e kështu me radhë.
Ndërsa numri i të shëruarve nga ky virus është 102 dhe të vdekur 12.