Mbrëmjen e sotme ka mbërritur një tjetër avion me 134 shtetas shqiptarë të riatdhesuar nga Milano.
Avioni i kompanisë “Air Albania” u ul rreth orës 20:15 këtë të dielë.
Të 134 shtetasit e riatdhesuar do të karantinohen për 14 ditë në dy hotele në Durrës.
Pasi kanë bërë të gjitha procedurat e nevojshme si dhe kontrollet mjekësore ato janë nisur drejt qytetit bregdetar.
Ndërkohë që njëri prej tyre do të transportohet me ambulancë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, një qytetare ka thënë për Ora News se në avion nuk u respektua distancimi social mes pasagjerëve.