-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Edhe tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19

Rekomandime

Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19.

- Advertisement -

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Rasti i parë është një grua 36 javëshe e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në

Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po është vetizoluar në shtëpi, njofton Klan Kosova

- Advertisement -

Po ashtu është edhe një grua shtatëzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit.

Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.

- Advertisement -

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me koronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit