11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

13 qytetarët e testuar për koronavirus në Klinë, dolën negativ

Rekomandime

Dje janë testuar 13 qytetarë nga Komuna e Klinës dhe të gjithë kanë dalë negativ me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Lajm i mirë; 13 qytetarë nga Klina të testuar me COVID-19 dalin negativ Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 13 qytetarë të Komunës së Klinës. 11 nga fshati Bokshiq, kontakte të personi të diagnostifikuar me virus dhe 2 nga Klina, të cilët për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ”, ka shkruar Elezaj.

Më tutje ai tha se ky është një lajm inkurajues dhe shpresëdhënës që lufta e përbashkët kundër pandemisë po fitohet, por ka apeluar nga qytetarët që të shtojnë kujdesin, sepse moskujdesi dhe komoditeti mund ta shtojë rrezikun e përhapjes së virusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit