3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Isa Mustafa: Të krijojmë Qeveri të re, LDK e gatshme të krijojë shumicën paralmentare

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është për krijim të institucioneve të reja pa shkuar fare në zgjedhje të reja.

- Advertisement -

Në takim me presidentin e vendit, Mustafa ka thënë se partia e tij është e gatshme që të merr përgjegjësitë për krijimin e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

Ai ka thënë se edhe situate aktuale në të cilën gjendet Kosova, pra përballja me pandeimnë COVID-19, pamundëson shkuarjen në zgjedhje të reja dhe shfaq nevojën për krijimin e institucioneve të reja që mund të punojnë në kapacitet të plotë.

“Unë dhe në emër të LDK’së vlerësojmë që në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe se duhet të bëjmë përpjekje që të themelojmë një qeveri që ka mandate nga Kuvendi dhe që mund të qeverisë vendin në mënyrë normale”. Në besojmë se Qeveria në detyrë nuk i përgjigjet kërkesave në tërësi që shtrohen para saj, sepse Kuvendi ka shprehur mosbesim ndaj kësaj qeverie me 82 vota me mocion mosbesimi.Vendit i nevojitet një qeveri që mund të punojë në kapacitetet të plota. Momenti i tanishëm që po ballafaqohet Kosova nuk mundëson që ne të organizojmë zgjedhje normale dhe të rregullta dhe kjo është një factor shtesë që ne të bëjmë përpjekje të bëjmë një qeveri që siguron një shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe këtë ta bëjmë sa më shpejtë.Si LDK jemi të gatshëm që të ndërrmarim iniciativën që të sigurojmë shumicën, nëse na ofrohet kjo përgjegjësi dhe mendoj që këtë duhet të bëjmë bashkarisht”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit