10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Hyseni: LDK’ja do t’ia japë Thaçit emrin e mandatarit, s’do ta presë Kushtetuesen

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij do t’ia japë presidentit Hashim Thaçi emrin e mandatarit, pa pritur një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Ai është pyetur rreth kësaj gjëje, pas paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për ta dërguar në Kushtetuese vendimin potencial të Thaçit.

“Në jetën politike në Kosovë, gati çdo gjë kontestohet dhe nëse merremi me kontestime, nuk do të lëvizim fare”, ka thënë ai në KTV.

Hyseni po ashtu është përgjigjur në pyetjet nëse e konsideron kushtetues paralajmërimin e Thaçit për krijimin e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhjeve në të.

- Advertisement -

Ai ka thënë se sistemi zgjedhor në Kosovë, që është proporcional, nuk ka fitues absolut të zgjedhjeve, sepse “asnjëherë që nga pavarësia, asnjë parti politike nuk ka arritur që ta fitojë shumicën, për ta krijuar vetë qeverinë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit