11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Krasniqi: Albin Kurti nuk ka më të drejtë të futet në objektin Kuvendit

Rekomandime

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për situatën politike dhe atë shëndetësore në të cilën ndodhet Kosova.

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë se pas rrëzimit të qeverisë në Kuvend, Albin Kurti nuk ka të drejtë të hyjë në atë institucion.

“Ai tashmë nuk është as deputet dhe nuk ka të drejtë të futet në objektin e Kuvendit si kryeministër”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Deputeti i PDK-së thotë se ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kurti për shkak se partia e ka vlerësuar se duhet të merret pjesë.

- Advertisement -

“Ishte një takim koti pasi as nuk u bënë propozime e asgjë”.

Duke folur për situatën me COVID-19 në Kosovë, Krasniqi ka thënë që qeveria ën detyrë po mashtron me numrin e mikrobiologëve.

- Advertisement -

“Kosova i ka 48 mikrobiologë që mund të bëjnë analiza. Gjendja është katastrofale pasi qeveria nuk po shfrytëzon kapacitetet që kanë. Ministria është duke gënjyer kur deklarojnë se s’kanë kapacitete njerëzore. I kanë edhe njerëzit edhe aparaturat, por nuk kanë teste. Prej gjashtë javësh u kemi thënë se duhet blerë teste sepse vetëm duke testuar e dimë pasqyrën më të saktë”.

Krasniqi thotë se në qeverisjen e LDK-së Kosova ka pasur 14 respiratorë ndërsa sipas tij Uran Ismaili e ka lënë Ministrinë e Shëndetësisë me 142 respiratorë, përcjell Telegrafi.

“Sot e kemi situatën më mirë se çdo vend i Ballkanit në raport me respiratorët”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit