1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

53 vjeçari që vdiq nga koronavirusi në Kosovë, ishte oficer doganor

Rekomandime

Në Klinikën Infektive të Kosovës ka vdekur një 53 vjeçar që ishte i prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

53 vjeçari mësohet zyrtarisht se ishte oficeri doganor, ku udhëhiqte pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie Dogana e Kosovës.

Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë.

Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thekson komunikata.

- Advertisement -

“Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve”, thekson ne njoftim Dogana e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit