Emisioni “#Gjesi” ka sjell sot rrëfimin e familjes Bytyqi nga Gjakova, e prekur me Covid-19, por që tashmë katër antarët e saj përfshirë edhe një 73-vjeçare, kanë rezultuar negativë.
Në intervistë, familja Bytyqi tregoi për periudhën e vështirë në të cilën ka kaluar dhe se ishte vërtetë një sfidë përballja me virusin.
Kryefamiljari Mentor Bytyqi, i cili është infermier i Repartit të Emergjencës, u shpreh falënderues për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj të gjithë ata që i njohin.
Intervistën e plotë mund ta gjeni më poshtë.