-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Albin Kurti uron Ramazanin: Zoti na ndihmoftë!

Rekomandime

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka uruar besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit mirëpo krahas kësaj ai ka bërë për qytetarët edhe një apel.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se derisa ky muaj është i devotshëm që forcon shoqërinë, bashkësinë e vizitat nëpër familjarë, këtë vit nuk do të jetë si i herave të tjera.

“Në këtë muaj të devotshmërisë besimtari i përkushtohet Zotit dhe shton kontributin e vet për komunitetin dhe për njerëzit në nevojë. Zakonisht Ramazani është muaj që forcon shoqërinë e bashkësinë, me vizitat për iftar te njëri-tjetri e me mbledhjet në xhami për t’u falur e për të biseduar. Mirëpo sivjet nuk do të jetë kështu. Institucionet fetare, myftinjtë e hoxhallarët po iu bëjnë thirrje besimtarëve të ruajnë distancën sociale dhe të rrinë në shtëpitë e tyre. Dhe kjo thirrje duhet respektuar, që të mbrojmë njëri-tjetrin prej sëmundjes së rrezikshme, të cilën do ta kalojmë sa më shpejt, me ndihmën e Zotit e të mjekësisë. Pra, të dashur besimtarë, respektojini udhëzimet e mjekëve e kufizimet qeveritare, edhe gjatë Ramazanit”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti ka shkruar se “Unë ua uroj gjithë myslimanëve Ramazanin, dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të agjërimit. Shpresoj që të gjithë ne të udhëzohemi kah e drejta, pra të gjithë, të çdo feje, besimtarë e jobesimtarë, sepse kohë të vështira po afrojnë në vendin tonë, për shkak të lakmisë së pakufizuar të disave. Zoti na ndihmoftë”. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit