2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Koronavirusi në Kosovë: 669 të infektuar, 159 të shëruar dhe 19 të vdekur deri sot

Rekomandime

Pandemia globale e koronavirusit e cila ka prekur çdo vend deri tani, ka shënuar një rritje edhe në Kosovë. Me një numër të konsiderueshëm të të infektuarve dhe viktimave

- Advertisement -

Lakorja e kurbës e cila në fillim doli të jetë e rrafshuar, duke ngritur shpresat që rastet do jenë më të vogla, nuk arriti që të mbetej e tillë. Pas konfirmimit të rasteve të para filloi testimi dhe marrja e mostrave për më shumë pacientë, gjë që konfirmoi edhe shumë raste të tjera më pas, pasi që u gjurmuan rastet, kontaktet e afërta me personat e infektuar në fillim.

Nga njoftimet e përditshme të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, nga data 8 shkurt deri me 23 prill në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 5.627 mostra të dyshimta për virusin Covid-19, dhe prej tyre pozitiv kanë rezultuar gjithsej 699 raste, e 19 prej tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve të tjera shëndetësore e së fundmi edhe koronavirusit.

Por në anën tjetër, deri tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 159 persona të shëruar, duke ngritur kështu më shumë shpresat tek qytetarët.

- Advertisement -

Masat kufizuese janë vendosur nga qeveria, derisa shumë nga komunat janë futur në karantinë, për shkak të numrit të madh të rasteve, duke bërë që gjendja të vëzhgohet nga afër dhe policia të jetë e pranishme në lagjet me më së shumti raste të konfirmuara.

E nga të gjitha Komunat e Kosovës, më të prekurat dalin të jenë Ferizaji, Malisheva, Prishtina, Vitia e Prizreni. Ferizaji deri tani ka konfirmuar rreth 93 persona të infektuar, duke lënë pas Malishevën me 70 raste, dhe kryeqytetin e Prishtinës me 65 raste të infektimit.

- Advertisement -

Nga të gjitha strukturat e shoqërisë është kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, dhe të mos organizojnë apo të marrin pjesë në ndonjë tubim, kështu duke ruajtur distancën sociale në mënyrë që përhapja e këtij virusi vdekjeprurës të parandalohet.

Ndërsa në nivel global deri tani nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.699.462 raste të COVID-19 dhe 188.930 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit