Edhe pse u paralajmërua se menjëherë pasi presidenti Hashim Thaçi do t’ia jap LDK-së mandatarin për kryeministër, do të formohet qeveria e re, megjithatë gjërat nuk po u shkojnë sipas planit.
Gazeta Blic merr vesh se minoriteti jo serb, ka vendosur një kusht të ri.Derisa në qeverisjen me Vetëvendosjen kishin vetëm 1 ministri, ata tani po i kërkojnë 2 të tilla.
“Minoriteti joserb po i kërkon dy ministri, si kusht për ta votuar qeverinë e re”, tha ky burim i Gazeta Blic.Grupi 6 plus, janë shprehur të pakënaqur me vetëm një ministri, dhe si kompromis për ta votuar qeverinë Hoti, po e kërkojnë edhe një ministri shtesë.Në anën tjetër, në këto momente i nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti po e zhvillon një takim me ldierin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku pritet të formalizohet marrëveshja për bashkëqeverisje.