“DopplePaymer” është grupi i hakerëve që ka sulmuar Bankën Ekonomike në Kosovë. Ky veprim i tyre ndodhi në fund të muajit shkurt.
Indeksonline ka siguruar një listë me emra (po për shkak të sigurisë nuk i publikon identitetin) dhe shifrat e parave që ata kishin.

Mësohet se nga ky hakim deri më tani janë publikuar mbi 70 gb të të dhënave të bankës.
E rrezikshme nga të dhënat që keqpërdoren si pasoj e këtij hakimi mund të jenë; kartelat e klientëve janë të rrezikuara, pasi që online përmes xhirollogarive të tyre mund të bëhen pagesa të ndryshme.
![]()
Ndryshe, Banka Ekonomike me qendër në Prishtinë operon me gjithsej 30 degë, të cilat ndahen në 7 rajone kryesore, brenda të cilave operojnë 23 nëndegë.
Në vitin 2018, banka ka zhvendosur degët në Klinë, Hajvali dhe Drenas në objekte më moderne dhe ka rimodeluar degën e Prizrenit.